Mirë se erdhët në portalin për zhvillimin e turizmit në RPVL
Regjioni Verilindor është njëri nga tetë regjionet statistikë në Maqedoni. Gjendet në pjesën verilindore të shtetit dhe po ku-
fizohet me regjionin e Shkupit edhe me regjionin lindor.Ky regjion përfshin zonën e derdhjes së lumit Pçinja dhe Kriva Reka. Sipërfaqja totale e regjionit është 2310 kilometra katror, që paraqet 9,3% nga sipërfaqja totale të Maqedonisë.
Më 17.07.2008 u themelua Qendra për zhvillimin e regjionit Verilindor (RPVL). Regjioni i planifikuar Verilindor përfshin gjashtë komuna, edhe atë : Kratovë, Kriva Palanka, Kumanovë, Likovë, Rankovcë, Negoriçani i Vjetër.
më shumë >>
PROJEKT: KRIJIMI I PARAKUSHTEVE PËR BAZËN E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË REGJIONIN E PLANIFIKUAR VERILINDOR – FAZA I
Projekti është financuar nga Ministria e vetë administrimit lokal (Byro për zhvillim rajonal) nëpërmjet Programit për regjione atraktive malore 2009 dhe programit për zhvillim të barabartë dhe të mirëmbajtur 2009. Projekti drejtohet nga Qendra e zhvillimit të regjionit të planifikuar Verilindor
Projekti implementohet nga ana e Konsorciumit të formuar ndërmjet Ideja O.K. dhe Balkan Development Solutions BDS.
më shumë >>
Актуелно
|
KUKLICA
Dukuri unike dhe interesante e rreth 150 piramidave te dheut dhe shtyllave te ndertuara nga shkembinjte vullkanik (tufa, brec) dhe te larta prej 4 deri me 10 metra. Nje pjese e shtyllave jane te formuara ne ate menyre qe ngjajne ne figura njerzore, per cka kjo dukuri nga banoret lokal eshte quajtur „Dasma e hareshme“.
më shumë...
|
|
|
|
KOKINO
Koder markante e shkembeve te xhveshura, te forta vullkanike me forme te shtyllave. Midis blloqeve-shtyllave te ndara shkembore, paraqiten plasaritje dhe vrima te cilat nese shikohen nga nje pike e caktuar qendrore e kodres ne te shfaqen pozita karakteristike te Diellit dhe Henes.
më shumë...
|
|
|
|
LIQENI I LIKOVES
Liqe me i vogel artificial i formuar nga ndarja me mur ndares se Lumit te Likoves me pende betoni. Liqeni eshte i gjate 1.3 km, i gjere 120 m dhe me thellesine me te madhe prej 35 m.
më shumë...
|